Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë
Shumë udhëheqës botërore deklaruan dhe vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të humbasin ceremoninë e varrimit të Nelson Mandelas…por me siguri kryeministri çek, Jiri Rusnok nuk është mes tyre.
Pakënaqësinë për pjesëmarrjen Rusnok e shfaqi gjatë një bisede me Ministrin e Mbrojtjes, Vlastimil Picek në parlament. Biseda, që duhej të ishte konfidenciale, është transmetuar nga televizioni publik çek dhe menjëherë pamjet ‘morën dhenë’.
Ministri i Mbrojtjes i kujtoi kryeministrit se presidenti vendas, Milos Zeman mund të mos udhëtojë dot për shkak të një dëmtimi në gju, Rusnok reagoi me një zhargon popullor, ngjashëm me “plako” në shqip.

“Plako, druaj se do të më duhet mua të shkoj atje”, thotë Rusnok, duke u ankuar më pas se udhëtimi i prish planet që ka, mes të cilave një drekë dhe një darkë, jo për cështje pune.
Kryeministri reagoi menjëherë duke kërkuar ndjesë për fjalët e pavend. “Kërkoj ndjesë për fjalët e mia. Përdorimi i tyre në lidhje me vdekjen e Mandelas ishte i pavend”, thuhet në një deklaratë të tij dhënë për agjencinë e lajmeve AP.
Rusnok thotë se do të jetë e vështirë për të që të gjejë kohën për udhëtimin e gjatë drejt Afrikës së Jugut dhe se do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim se cili personalitet çek do të përfaqësojë vendin në ceremoninë mortore të Mandelas, më 15 dhjetor.
Top Channel