McKellen: Nuk shkoj dot në Rusi

10/12/2013 00:00

Sir Ian McKellen, i njohur për shumë role të arrira në karrierën e tij,
por që disa prej nesh e identifikojnë me Gandalfin mjekërbardhë tek
“Zoti i Unazave”, mund të udhëtojë në çdo cep të botës.

Ama ne Rusi, eshte keshilluar te mos shkoje. Vete Foreign Office ja ka bere aktorit te famshem nje sugjerim te tille, per shkak te ligjeve te homoseksualitetit ne kete vend. Kjo eshte edhe arsyeja perse nuk udhetoj dot drejt Moskes, tha 74-vjecari per Radio Times; “Atje nuk kam mbrojtje nga ligje te tilla. Vetem dy ore e gjysme larg Londres, ne token e Tchaikovsky-it, Diaghilev-it, Rudolf Nureyev -it- te gjithe artiste gay seksualiteti i te cileve frymezoi punen e tyre, une nuk shkel dot!”

McKellen e deklaroi hapur homoseksualitetin e tij ne moshen 49-vjecare. Ne muajin qershor, Rusia miratoi nje ligj i cili ndalon propaganden e gay-ve e parashikon gjoba te renda per marredhenie mes personave te te njejtit seks nen moshen 18-vjeçcare.

Kritiket thone se interpretimi i gjere i ketij ligji erreson ne fakt çdo ekspozim publik te te drejtave te gay-ve ne Rusi. Perpara ketij zhvillimi, 74-vjeçari kishte marre dhe nje fshikullime tjeter nga komentet e yllit te Homeland-it, Damian Leëis, i cili pat deklaruar per “The Guardian” se nuk kishte deshire te perfundonte si ata aktoret e sheqerosur qe mund te kene nje karriere te shquar ne skene, por neper filma nuk marrin role vecse pas te 50-tave, dhe me vone, nisin e interpretojne magjistare.

Top Channel