Lady Gaga, bashkëpunim me Britney Spears

10/12/2013 00:00

Lady Gaga i ka bërë një ofertë Britney Spears-it për të realizuar një duet së bashku dhe mendohet se ky projekt do të realizohet pa problem pasi të dyja yjet e muzikës pop kanë shumë dëshirë të bëjnë këtë bashkëpunim.

Disa ditë më parë, Britney tha: “Dua të bëj një duet me Lady Gaga pasi mendoj se do ishte diçka shumë interesante. Ajo është ndryshe nga të tjerat, është më interesante dhe intriguese.”

Pas kësaj deklarate, Lady Gaga përdori rrjetin social Twitter për të bërë ofertën: “Ka ardhur koha ta bëjmë këtë gjë!”

Top Channel