Kur xhironte Charlie Chaplin

10/12/2013 00:00

Kur një skenë nuk realizohet ashtu siç regjisori e kërkon, aktorët bëjnë dubla pas dublash, deri sa të arrihet e duhura.

Por, kur bëhet fjalë për perfeksionistë, si regjisori dhe aktori Charlie Chaplin, një sekuencë mund të përsëritet edhe 342 herë. Është rasti i batutës “Flower sir?” (Lule zotëri?), në filmin “Dritat e qytetit”.

Për më tepër edhe një film pa zë, i realizuar në vitin 1931, por Chaplin, i pakënaqur me rezultatin, e  ka kthyer e rikthyer – është rasti për të thënë me qindra herë – interpretuesen Virginia Cherill, e cila thotë vetëm këto dy fjalë.

Ndodhinë e bën të ditur CNN, duke ofruar dhe këto pamje të realizimit të skenës, duke shtuar se Cherrill nuk ishte aktore profesioniste, por një vajzë, të cilën Chaplin e kishte pikasur mes një mase njerëzish, gjatë një ndeshjeje boksi.

Për Chaplin, studiuesi Hooman Mehran thotë se “ai ishte perfeksionist, mbreti i rixhirimeve”, gjë që në fakt e dëshmon edhe përsëritja 342 herë e një batute, në një film ku nuk dëgjohet gjë.

Top Channel