Janukoviç, mes Europës dhe Rusisë

10/12/2013 00:00

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç dëshiron të ketë marrëdhenie shumë të mira si me Europën ashtu dhe Rusinë, teksa Ukraina do të mbrojë interesat e saj kombëtare.

“Unë kundërshtoj që të rrezikojmë marrëdheniet me Europën, në favor të Rusisë dhe anasjelltas. Duam të gjejmë rrugën e bashkimit. Mendoj Europa do të flejë paqësisht nëse Ukraina ka marrëdhenie të mira me Rusinë, nëse nuk ka konflikte te ngjashëm me atë kur u ndalua furnizimi me gaz. Kjo është e papranueshme, kesisoj ne dëshirojmë të mbrojmë interesat tona”, deklaroi presidenti.

Ai foli ne television pas u takua me 3 ish-presidentet;Viktor Jushçenko, Leonid Kuçma dhe Leonid Kravçuk.

Megjithatë, ai në asnjë moment nuk la te kuptohej se do te ndryshojë politikën apo do t’i nënshtrohet kerkesës së opozitës për shkarkimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme”.

Udhëheqësit e opozites thane se çmontimi i bllokadave në qendër të Kievit nga forcat special nuk u krye paqesisht.  

Janukoviç nuk dha asnjë detaj për bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, te premten,   takim qe shtoi dyshimet se Ukraina do të jetë pjesë unionit doganor, ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

Duke folur për protestat, Viktor Janukoviç tha se ligjet jane shkelur nga te dy palet, duke iu referuar si protestuesve ashtu dhe forcave te rendit.

BE dhe SHBA: Mbështesim zgjedhjen europiane

Në Kiev qendroi, të martën, shefja e politikës së jashtme të BE-se, Catherine Ashton dhe ndihmes-sekretarja e shtetit, Victoria Nulland, e cila bisedoi me ish-kampionin e boksit dhe udheheqesin e Partise “Grushti”, Vitaly Klitchko, si dhe me perfaqesuesin e Partise se Atdheut, e  ish-kryeministres Julia Tymoshenko.  

Me heret ne Moske, diplomatja amerikane shprehu shqetesim e thelle per ngjarjet ne Ukraine, duke nenvizuar mbeshtetjen qe Uashingtoni i jep “zgjedhjes europiane” te ketij vendi.

Siç raportojne mediat ndërkombëtare, shefja e diplomacies europiane, Ashton mori garanci nga presidenti Viktor Janukovic për të liruar të gjithë të ndaluarit gjatë protestave.

Permes nje deklarate, Ashton shprehu dhe shqetesimin per hyrjen me force te policeve ne seline e Partise se Atdheut ne opozite.

Disa persona mbeten te plagosur pas perleshjeve mes protestuesve dhe policise, por nuk eshte ndermarre asnje operacion kunder kampit te protestuesve në “Sheshin e Pavaresise” ne qender te Kievit, ku të martën në mëngjes u grumbulluan rreth 2 000 protestues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB