Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë Turqia po përpiqet të frenojë sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin
e territorit të saj nga radikalë të përfshirë në luftimet e Sirise
fqinje.
Me kete qellim, ankaraja ka ndermarre nje vale debimesh te qytetatereve europiane te lidhur me grupe islamike ekstremiste. Në një njoftim të medias turke, ku citohet një burim qeveritar, thuhet se mbi një mijë xhihadistë të lidhur me organizma qe luftojnë Qeverine siriane, janë deportuar këtë vit.
Zyrtari i Ministrise se Jashtme turke, i cili foli ne kushte anonimati, nuk mundi ta konfirmonte kete shifer, por shtoi se forcat turke të sigurisë po bashkëpunonin me homologët e tyre ndërkombëtarë. Sipas eksperteve, nje qendrim i tille perben nje kthese te rendesishme ne politiken turke. Ankaraja është akuzuar se ka mbyllur një sy ndaj islamikeve radikalë që po luftojnë për të përmbysur Bashar al-Assadin, por brenda kufijve turq sa vjen e shtohet shqetesimi mbi kërcënimin që paraqesin xhihadistët.
Turqia është në kryqëzimin e rrugëve ndërkombëtare. Është përballë Kaukazit, përballë Ballkanit dhe ka gjithashtu elementë xhihadistë, thone ekspertet duke sjelle ne vemendje shembujt e Dagestanit apo Cecenise. Ne Europe gjithashtu ka shume komunitete islamike, dhe ne kete kendveshtrim, Turqia eshte nje rruge që bashkon shumë rajone. Ankaraja ka qënë nën trysnine e aleateve perëndimorë, veçanërisht Uashingtonit per goditjen e grupeve radikale qe po e perdorin si bazë lufte për Sirinë.
Presidenti Barack Obama e ngriti këtë cështje me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në Uashington në maj. Presionet diplomatike ndaj turqise i ka shtuar edhe Europa, cka solli tensione mes tyre per shkak se Ankaraja mendon nder te tjera, se homologët europianë nuk kanë ndihmuar sa duhet në këtë drejtim.
Top Channel