Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të dielë Në prag te festave te fundvitit, temperaturat ne te gjithe vendit kane
pesuar nje ulje te ndjeshme. Sherbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon
se i ftohti do te ndihet me shume, diten e merkure dhe te enjte ku
temperaturat minimale pritet te shkojne – 6 dhe – 7 grade celcius.
“Të martën pritet një rritje e lehtë e temperaturave, por në mesditë do të kemi hyrjen e masave ajrore të ftohta. Ditën e mërkurë, sërish do të kemi në vendin tonë një mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë, me temperatura disa gradë nën zero në zonat malore”, thotë Meteorologia Esona Gjoni.
Ngricat pritet te perfshijne nje pjese te madhe te rrugeve ne vend, çka ben qe jo vetem shoferet e automjeteve te tregojne kujdes, por edhe perfaqesuesit e pushtit lokal ne mirembajtjen e rrugeve.
Keto dite te ftohta kane qene te favorshme edhe per prekjen nga gripi i stines, te qindra femijeve dhe te moshuarve. Mjeket specialiste tregojne se gripi i cili shoqerohet me temperature, dhimbje fyti dhe muskujsh, zgjat gati nje jave dhe duhet te tregohet kujdes per femijet e moshes 0 deri ne 5 vjeç.
Top Channel