Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë
Vala e motit të keq po i “merr frymën” Shteteve të Bashkuara. Ndërsa në zonat perëndimore, ku në ditët e fundit u regjistruan 11 të vdekur dhe shumë probleme, situata po përmirësohet, është radha e bregut lindor që të përfshihet nga bora, shiu i akullt dhe temperaturat polare.
Aktualisht janë 3.700 fluturime të anuluara. Ndërkohë, një dëborë e fuqishme pritet të zbarkojë në orët e ardhshme në Nju Jork, ndërsa në Uashington agjencitë federale janë hapur me dy orë vonesë për shkak të motit.
Dëbora dhe ngricat po krijojnë probleme edhe në Nju Xhersi dhe në Shtetin e Nju Jorkut, ku ekspertët kanë dhënë alarmin për drejtuesit e automjeteve.
Terreni i rrëshqitshëm rrugor ka shkaktuar tashmë një zinxhir të gjatë në Bronx River Parkway gjatë natës, me mbi 20 vetura të përfshira dhe disa dhjetëra të plagosur, për fat të mirë asnjë në gjendje të rëndë.
Dëborë e dendur është verifikuar edhe në zonën përreth Filadelfias, ku janë shkaktuar një seri incidentesh, një prej të cilëve me pasojë vdekjen, për shkak të përfshirjes së 50 automjeteve.
Sipas meteorologëve, të cituar nga mediat amerikane në edicionet online, moti i keq do të vazhdojë edhe gjatë së martës.
Top Channel