Ylli në rritje i së majtës italiane, Matteo Renzi fitoi bindshëm zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u shndërruar në kandidatin kryesor potencial për t’u emëruar kryeministër i ardhshëm i vendit.
38-vjeçari Renzi, kryetar i Bashkisë së Firences fitoi 68% të votave të antarëve të partisë.
Mbështetësit e tij shpresojnë që Renzi të jetë në gjendje të bashkojë forcën e tij politike të ndarë në disa fraksione.
Partia Demokratike, në Itali është forca më e madhe politike e majtë e vendit.
Ndonëse koalicioni i PD-së fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të realizuara gjatë këtij viti, ai nuk mundi të gjente një aleat të përshtatshëm për të formuar një qeveri të fortë.
Kryeministri Enrico Letta mbetet në pushtet vetëm në sajë të një marrëveshje të brishtë që PD ka arritur me “Il Popolo della Liberta”, forcën kryesore të së djathtës, të themeluar nga ish-kryeministri Berlusconi.
Renzi portretizohet nga shtypi italian si një reformator, i cili vjen në pushtet me dëshirën për t’u ndarë nga ndikimi ish-anëtarëve të Partisë Komuniste brenda Partisë Demokratike.
Suksesi i kryebashkiakut të Firences u regjistruar përballë dy kandidatëve të tjerë, Gianni Cuperlo dhe Pippo Civati.
Rreth 2,5 milionë anëtarë të partisë votuan, dukshëm më tepër nga sa parashikohej prej vetë partisë.
Top Channel