Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri urdhëruar
ndërprerjen e punës në zonën D të minierave të Bulqizës për shkak të
pasigurisë që ka në këtë zonë.

Por disa dite pas dhenies se ketij urdheri ne zonen D puna vijon sistematikisht nga disa kompani. Kamione ngarkohen me mineral kromi e me pas ato levizin ne drejtim te disa shesheve ku kamione me te medhenj marin mineralin per ta derguar ne portin e Durresit, ku edhe iken per eksport.

Me zonen D jane disa kompani nenkontraktore te kompanise koncesionare, nderkohe qe per kete zone eshte folur per nje numer te madh kompanish pa asnje leje e license qe marrin mineral atje dhe e shesin.

Policia zhvilloi nje aksion dhe bllokoi disa dhjetra kamione me krom qe dilnin nga kjo zone pa asnje dokument. Pas ketij veprimi Ministria e Energjisë dhe Industrisë vendosi pezullimin e punes ne zonen D deri sa te plotesohen masat e sigurise. Por mesa duket drejtuesit e kompanive qe operojne ne kete zone e kane gjetur zgjidhjen per te tejkaluar pengesat administrative.

Top Channel