Progres-raporti i vitit 2013 për Shqipërinë për sistemin gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe reformimi i këtij sistemi ishin disa nga çështjet kryesore që u trajtuan gjatë seancës dëgjimore që Komisioni për Çështjet Ligjore zhvilloi me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço.

Ministri i Drejtësisë u ndal në çështjen e imunitetit të gjyqtarëve, reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformën në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, si dhe në kuadrin ligjor përkatës.

Ndërkohë, zoti Naço paralajmeroi se nga e hëna qytetarët do të paguajnë për ngritjen e një padie në gjykatë 37 deri në 50 për qind më lirë tarifën përkatëse që është sot 1.200 lekë. Një tjetër risi sipas tij do jetë dhe një ligj i ri për burgjet që do t’i japë fund emërimeve pa kriter.

Top Channel