Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të dielë Një ditë pas thirrjes së nënkryetarit të Bashkise Enno Bozdo për
largimin e tregtarëve nga ish-uzina “Dinamo”, për shkak të rrezikut nga
cianuri i zhvendosur, në këtë treg vijon puna normalisht.
As konsumatoret dhe as tregtarët nuk kane braktisur tregun, pasi sipas tyre gjithçka behet per interesa perosnale, me qellin zhvendosjen e tregut ne nje tjeter mjedis, perpjekje kjo qe eshte bere dhe here te tjera.
Tregtaret thone se nuk kane asnje shkrese zyrtare per largimin e tyre. Ata kane mesuar ne media se duhet te largohen, nderkohe qe thone se sasia e cianurit eshte rreth 2 kilometër larg nga ish-uzina “Dinamo”.
“Ajo sasi cianuri u largua nëpërmjet rrugës ‘5 Maji’, e cila është një rrugë me një qarkullim jashtëzakonsht e frekuentuar për t’u cuar drejt Elbasanit. Ajo sasi nuk preku asnjë centimetër katror të këtij tregu. Pretendimet për kalimin e kësaj sasie cianuri, që sipas tyre ka ndotur ambientin, nuk qëndrojnë”, thotë Alfred Bozhiqi, nga Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve të Tregut agro-ushqimor.
Nderkohe Ministria e Bujqësisë ka urdheruar Autoritetin Kombetar te Ushqimit te beje matjet e nevojshme, te cilat rezultuan me ndotje bakteriale te disa produketeve ushqimore, per shkak te kushteve higjieno sanitare dhe demtimit të disa dhomave frigoriferike. AKU i ka derguar nje leter Bashkise se Tiranes, ku i kerkon mbylljen e tregut. Per sa i perket ndotjes me cianur, Ministria e Bujqesise sqaron se eshte ne pritje te matjeve te Ministrise se Mjedisit, ne lidhje me kontaminimin e mundshem te kesaj zone pas zhvendosjes se sasise se cianurit.
Top Channel