Një ditë pas arrestimit të prokurorit dhe kancelares së Gjykatës së
Pukës, gjykatësi Shtjefën Lleshi, i implikuar në skandalin e rryshfeteve
të denoncuar nga ‘Fiks Fare’, ka dalë para mediave duke siguruar
drejtësine se nuk do të largohet nga vendi dhe nuk do t’i shmanget
hetimit dhe gjykimit deri në fund.

“Deklaroj këtu publikisht se do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë cështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo”, tha Lleshi.

Top Channel