Liderët e partive politike të Kosovës, në një takimi të zhvilluar të hënën me ambasadoren amerikane Tracey Jacobson, janë pajtuar për përfundimin e shpejtë të reformës zgjedhore.

Sipas raportimeve të “RTK”, përfaqësuesit e partive politike kanë vlerësuar se është momenti i duhur që kjo çështje të përfundojë dhe që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një sistem zgjedhor të reformuar.

Edhe pse në përfundim të takimit nuk ka pasur deklarata për mediat, mësohet se krerët politikë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli kanë rënë dakord që procesi të përfundojë brenda këtij viti.

Sipas legjislacionit në fuqi, data e zgjedhjeve duhet të dekretohet 6 muaj para se ato të mbahen dhe rrjedhimisht reforma zgjedhore duhet të kryhet tani, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje qershorin apo fundin e shtatorit të vitit të ardhshëm.

Top Channel