Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë Nga nëntori 2014, Banka Qendrore Europiane do të nisë të kryejë
funksionin e saj të mbikëqyrjes në BE, e për këtë qëllim, po kërkon 1000
punonjës të rinj: bankierë, juristë, informaticienë.
Per gjetjen e tyre, drejtuesit e BQE-se do te kene nje vit ne dispozicion dhe detyra nuk konsiderohet e lehte. Kerkesat për punonjësit e rinj janë të larta: kandidatët duhet të jenë nga vendet anëtare të BE-së, gjuha e punës është anglishtja, një diplomë bachelor ose më mirë master dhe shumë vite punë në profil, janë kritere te detyrueshme.
Bankierë, ekspertë kontabël apo konsulentë firmash, ata duhet të kenë njohuri të mira për bilancet e bankave dhe menaxhimin e riskut. Krahas 770 mbikqyrësve bankarë, kërkojnë edhe ekspertë informatike, juristë, statisticienë dhe punonjës për burimet njerëzore. Deri nëntorin e vitit qe vjen duhet të jenë zënë të gjitha vendet e lira pasi atëherë BQE fillon kontrollin e bankave më të rëndësishme të Europës.
Për të gjetur kandidatë të përshtatshëm për menaxherët e lartë, jane angazhuar të ashtuquajturit “headhunters”. Fillimisht do të plotësohen vendet në menaxhimin e lartë dhe të mesëm. Drejtorët e përgjithshëm duhet t’i zgjedhin vetë më pas drejtorët dhe zv/drejtorët e sektorëve.
Sipas rekrutuesve, kjo ka avantazhin që menaxherët mund t’i ngrenë vetë ekipet e tyre, të kenë në fokus një miks të mirë të ekipit dhe në rastin ideal të zgjedhin më të mirët. nje vemendje e veçante i eshte kushtuar kerkimit te punonjeseve femra pasi bordi ekzekutiv i bankes e ka bere te qarte se kërkon të rrisë numrin e grave në pozicione drejtuese.
Top Channel