Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë Forcat speciale të Ukrainës nisën të shkatërrojnë kampin e ngritur nga protestuesit përpara ndërtesës së qeverisë në Kiev dhe atyre iu vendos e marta si afat për t’u shpërngulur.
Policët po i largojnë protestuesit nga dy rrugë që kanë bllokuar, duke ndaluar lëvizjen drejt ndërtesave qeveritare. Siç raportohet, deri tani nuk janë shënuar përleshje.
Udhëheqësit e opozitës u kanë kërkuar përkrahesve të mbrojnë sheshin, epiqendra e protestave. Korrespondenti i BBC-së në Kiev, Steve Rosenberg tha se në qendër të kryeqytetit të Ukrainës shihen me shumë policë sesa të djelën, kur qindra mijëra njerëz protestuan në rrugë.
Siç raporton BBC, policët mësynë zyrat e partisë së Atdheut, në opozitë, e drejtuar nga ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, duke thyer dyert. Protestuesit kërkojnë edhe lirimin e saj.
Një zëdhënëse e forcave të rendit tha se as policia e Kievit dhe as forcat speciale BERKUT nuk kanë kryer ndonjë operacion në zyrat e partisë opozitare.
Presidenti i vendit, Viktor Yanukovic tha se do ta diskutojë krizën me tre ish-presidentë të martën, për të gjetur rrugën e kompromisit. Protestuesit i kanë dhënë atij 48 orë kohë për të shkarkuar qeverinë dhe për zgjedhje të reja presidenciale e parlamentare.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton do të qëndrojë në Ukrainë të martën dhe të mërkurën, për të paraqitur një rrugëzgjidhje nga kriza. Ajo do të bisedojë me qeveritarë, aktivistë dhe grupe të shoqërisë civile.
Gjatë protestave të së djelës, një grup protestuesish rrëzuan statujën e Leninit, udhëheqësit rus të revolucionit dhe i sollën copat e mbetura si trofe në Sheshin e Pavarësisë.
Shumë prej protestuesve ukrainas dyshojnë se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të krijojë unionin doganor në vendet e ish-Bashkimit Sovietik, të cilit deri tani i janë bashkuar Bjellorusia dhe Kazakistani.
Top Channel