Balotelli ndahet nga Fanny
09/12/2013 00:00
Historia e dashurisë mes Mario Balotelli dhe Fanny Neguesha ka përfunduar. Sipas emisionit ‘Verissimo’, kësaj here nuk do të ketë më kthim mbrapa dhe sulmuesi polemik i Milanit është sërish “single”.
Vetëm disa muaj më parë, lojtari i kombëtares italiane shkruante në Twitter: “Jeta ime pa Fanny-n nuk do të kishte kuptim”.
Por, javën e kaluar Balotelli shkroi anglisht po në këtë rrjet social frazën “This is the end.” Disa e morën për situatën e keqe që po kalon Milani dhe dëshirën e sulmuesit për t’u larguar nga Italia në janar, por duket se fraza paska qenë e dedikuar për të dashurën e tij.
Top Channel