Avokati i Popullit, seri tryezash për grupet e kërcënuara

09/12/2013 00:00

Për herë të parë në institucionin e Avokatit të Popullit do të ngrihet
një bord këshillimor me pjesëmarrjen e shoqërise civile dhe
përfaqësuesve të Parlamentit, të cilët do t’i japin zë respektimit të të
drejtave të njeriut të ndarë sipas kategorive.

“Ky bord është një bord këshillimor pranë Avokatit të Popullit. Do të synojë që të institucionalizojë atë që prej 20 vitesh po kërkojmë dhe nuk po e arrijmë dot, një dialog të vazhdueshëm, midis institucioneve shqiptare dhe shoqërisë civile, në mënyrë që bashkarisht të diskutojmë, të njohim problemet që kanë qytetarët. Do të sigurojë dialog, komunikim midis nesh dhe ajo çka është më e rëndësishmja është që do të sigurojë një vendimmarrje gjithëpërfshirëse”, tha Totozani.

Një dite para 10 dhjetorit, date ne te cilen Asambleja e Kombeve te Bashkuara shpalli Deklaraten e te Drejtave te Njeriut, Avokati i Popullit ka bere bashke ne nje konference perfaqesues te shoqerise civile, ministra, perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane per te gjetur zgjidhje te shkeljes se te drejtave te grupeve te veçanta si femijet ,grate e dhunuara, familje te ngujuara komunitetei LGBT  dhe Aftesia e Kufizuar, e cila prej muajsh nuk merr pagesen mujore te garantuar me ligj.

“Po kalojnë një moment shumë të vështirë. Prej disa muajsh pa marrë pagesat e Aftësisë së Kufizuar. Nuk mund të ve gishtin te kjo Qeverisë, sepse ky është një fenomen që po ndodh prej shumë kohësh, prej shumë vitesh. Fundi i vitit gjithmonë këta njerëz i gjen në këtë mënyrë. Cfarë propozoj unë? Bashkëpërgjegjësi, qoftë edhe financiare. E gjithë shoqëria duhet, në njëfarë mënyre të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe financiare, duke nisur nga unë i pari”, tha Totozani.

Konferenca dyditore eshte organizuar ne panele te ndryshme, ku per çdo problematike do te kete te pranishem perfaqesues nga Parlamenti dhe ministria perkatese. Totozani thekson se ky debat politik dhe qytetar do te jete i pervitshem tashme .

Top Channel