91 krerë shtetesh në funeralin e Mandelës

09/12/2013 15:35

Më shumë se 90 kryetarë shtetesh do të udhëtojnë drejt Afrikës së Jugut, për t’i dhënë përshëndetjen e tyre të fundit Nelson Mandelës, një prej ikonave të shekullit XX në luftën kundër racizmit.

Mandela, një aktivist për të drejta të barabarta që vuajti 27 vjet heqje lirie në burg për shkak të kundërshtimit të qeverisë së dikurshme të dominuar nga të bardhët, ishte presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut dhe fitues i çmimit Nobel për paqen në vitin 1993.

Mandela ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare gjatë javës së shkuar dhe ceremonitë shtetërore do të nisin të martën, duke u finalizuar me dërgimin e Mandelës në banesën e fundit, në fshatin ku edhe u lind në datën 15 Dhjetor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka konfirmuar prezencën e tij në ceremoninë që do të zhvillohet të martën në stadiumin 90 mijë vendësh të Johannseburgut.

Pavarësisht kapacitetit gjigant të impiantit sportiv, vendet në stadium pritet të jenë shumë të vështirë për t’u siguruar për miliona afrikanojugorët që vajtojnë ndarjen nga jeta të heroit të tyre kombëtar.

Përveç presidentit Obama, edhe tre ish-presidentë amerikanë, Jimmy Cartes, George W. Bush e Bill Clinton, të shoqëruar nga dhjetëra senatorë e ligjvënës do të jenë të pranishëm.

Midis të ftuarve që kaën konfirmuar prezencën e tyre janë Princi i Uellisit, William dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon apo Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA