Pasojat e stuhive në Europë

08/12/2013 00:00

Bilanci i viktimave të shkaktuar nga stuhia Xaver, që goditi Europën e Veriut arriti në 10 persona.

Në Poloni, pas rrëzimit të një pemë mbi makinë, tre persona humbën jetën dhe 1 tjeter u plagos rëndë. Të paktën 400 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike në këtë vend.

Në Suedi humbi jetën nje person kur një pemë u rrëzua nga erërat e forta, me një shpejtesi prej 200 km/orë, ndërsa një e moshuar u gjet e pajetë, e mbuluar nga dëbora, jo shumë larg banesës së saj . Autoritetet vendosën të ndalojne levizjen e trenave dhe trageteve. Mbi 50 mijë shtepi mbeten pa energji elektrike.  Nuk shënoi sukses kërkimi për dy marinarët filipinas që ranë në det nga ererat e forta, nga nje anije me flamur holandez.

Në Britaninë e Madhe humbën jetën dy persona, njeri prej tyre nje burre me aftesi te kufizuar, qe levizte ne nje karroce me rrota ndersa në Danimarkë nje 70 vjecar humbi jeten kur makina e tij u permbys nga ererat e fuqishme.

Në Gjermani, stuhia shkaktoi me pak deme sa ajo Kristian qe e goditi vendin në tetor. Shkollat qendruan te mbyllura ne jug te vendit. Me i prekuri ishte sektori i transporteve; ai detar hekurudhor dhe ajror.

Në Belgjike, të enjten dhe te premten u anulluan 531 fluturime. Barrierat detare në këtë vend i bene qendrese dallgaeve qe i kalonin 6.33 metra.

Demët e shkaktuara nga Kazavier- e konsideruar stuhia më e keqe që ka goditur Europën Veriore prej 60 vjetesh- nuk mund të llogariten ende, por –sic raportojne mediat- jane shume me te larta nga cfare u parashikuan në fillim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB