Miranda Kerr, e ardhmja në kinematografi

08/12/2013 11:05

Jeta mund të bashkojë sërish Orlando Bloom dhe supermodelen Miranda Kerr në një mënyrë të çuditshme.

Pasi konfirmuan ndarjen pas tre vitesh martese gjatë këtij viti, ish-bashkëshortët mund të ritakohen në sheshxhirim.

Në moshën 30-vjeçare, Miranda tashmë mund të quhet një “veterane” e fushës së modës, ndaj ajo ka nisur që të mendojë për një të ardhme në aktrim.

“Miranda është takuar me disa producentë të mëdhenj dhe shumë shpejt mund të shndërrohet në një ikonë të ekranit”, deklaroi një burim pranë modeles për revistën gossip “TMZ”.

Midis procudentëve, njëri raportohet të jetë edhe ai që zbuloi dhe shndërroi në një fituese të çmimit “Oscar” aktoren Jennifer Lawrence.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA