Moore takon Bashën dhe Berishën

07/12/2013 00:00

Takimi me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore ishte
rasti më i mirë për Partinë Demokratike që të informonte direkt Washingtonin për shqetësimin e saj rreth fenomenit që opozita, e
cilëson si degradim të shtetit ligjor në Shqipëri.

Sipas kryetarit të Partise Demokratike Lulzim Basha, Qeveria e Kryeministrit Edi Rama po karakterizohet nga paligjshmeria. Kreu i opozites njohu zyrtarin e Departamentit te Shtetit me disa prej rasteve qe, sipas demokrateve, faktojne degradimin e shtetit ligjor.

Keto fakte, siç thote zoti Basha lidhen me goditjen e garancive kushtetuese per të drejtat themelore të qytetarëve, revanshin ndaj administratës publike, rritjen e pasigurisë në vend si rezultat i hapave mbrapa në Policinë e Shtetit, si dhe sinjalet negative të Qeverisë ndaj ekonomisë, investitorëve dhe sipërmarrjes në përgjithësi.

Pavaresisht kesaj, kreu i Partise Demokratike siguroi zyrtarin amerikan per rolin aktiv dhe mbeshtetes te opozites per integrimin europian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat.

Te njejten siguri drejtori per Europen Qendrore dhe Jugore ne Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, mori edhe gjate takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Por, ne takimin, ku ra ne sy mungesa e ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu, ish-kryeministri beri pergjegjese Qeverine, pasi sipas tij me veprimet antishtet dhe ne kundershtim me standardet europiane dhe me kaosin e krijuar ne ekonomi, Qeveria ka rritur kundershtite e disa vendeve anetare te Bashkimit Europian per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat.

Zyra e ish-kryeministrit thote se zoti Moore vlerësoi kontributin e zotit Berisha në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu qëndrimin e Qeverisë së tij se SHBA mbeten të vendosura për ta ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe procesin e integrimit evropian.

Top Channel