Festivali i Kineastëve të Rinj

07/12/2013 00:00

Filmi “Weekend” i Ergys Lubonjës është shpallur  si filmi më i mirë i Festivalit të Kineastëve të Rinj shqiptarë të zhvilluar në Nju Jork. Një tjetër cmim i dhënë për këtë film me metrazh të shkurter, ishte edhe ai i publikut.

“Qe shumë e rëndësishme pjesëmarrja në këtë festival sepse pikësëpari zhvillohej larg Shqipërisë dhe që me thënë të drejtën ishte jashtë ndikime, njohjeve, që jo se janë thelbësore, por ndikojnë në vlerësimin e njëri-tjetrit si artist”, thotë regjisori Lubonja.

Protagonist i filmit Mehdi Malkaj. Sa i përket tematikës…

“Skenari është shkruajtur nga im atë dhe unë dhe trajton vetminë. Mbase është temë shumë e trajtuar, por gjithmonë synimi i kineastit është që ta trajtojë në një mënyrë sa më të vecantë. Këtu është edhe gjetja. Besoj që filmi gjetjen e ka dhe vetmia është trajtuar në mënyrë shumë të vecantë mes një simbolike dhe metafore që gjetëm në film”, shton regjisori i filmit, Ergys Lubonja.

Në këtë festival të organizuar nga regjisori Bujar Alimani morën pjesë 19 kortometrazhe artistike dhe dokumentare nga Shqipëria dhe Kosova.

Top Channel