E mrekullueshme në moshën 44-vjeçare

07/12/2013 00:00

Jennifer Aniston, duket e lumtur në fotografitë e kapura nga paparacët
fill pas daljes së saj nga një klinikë për kujdesin e lëkurës në
Hollywood.

Ish-ylli i Friends, padyshim ka një lëkurë të përsosur dhe në moshën 44-vjecare kujdeset që të ruajë shkëlqimin dhe të mos e humbasë atë. Për të ruajtur sa më mirë lëkurën nga dielli i Kalifornias ajo mbante një kapele dhe syze të errëta.

E veshur me një këmishe më viza dhe xhinse të zeza, Jennifer tregonte më së mirë këmbët e saj të holla dhe të bukura, ndërsa qëndronte komode mbi një palë çizme me taka të larta të zeza.

Në veshin e majtë të Jennifer shkëlqente një vath diamanti me vlerë tejet të madhe.

 

Top Channel