KLD përgënjeshtron ministrin Naço

06/12/2013 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e
internetit, përgënjeshtron ministrin e Drejtësisë Nasip Naço në lidhje
me kërkesat për procedime disiplinore të 7 gjyqtarëve të konstatuar me
shkelje.

Sipas njoftimit te KLD, ndonese ministria e Drejtesise ka njoftuar ne media qe ne daten 18 nentor se ka derguar ne KLD propozimet per procedime te gjyqtareve, prane Keshillit te Larte të Drejtësisë deri në datën 5 dhjetor kishte mbërritur propozimi për procedim vetëm për një gjyqtarë. Ndersa per 6 te tjeret nuk ka mberritur asnje propozim ne protokollin e KLD. Ne vazhdim KLD ben me dije se është ende në pritje që Ministri të sjellë në Këshill propozimet për procedimet disiplinore të 14 gjyqtarëve, të cilët janë konstatuar me shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorati i KLD.

Këto procedime janë dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, sipas parashikimeve ligjore, që prej muajit qershor të këtij viti. Ne fund te njoftimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron aspak serioze që ai të vihet në dijeni për fatin e kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve nëpërmjet mediave dhe jo në rrugë institucionale, sic e parashikon ligji.

Top Channel