Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore kundër Grupit të Drenicës, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1998 në Likovc.

Të pandehurve në seancën e sotme u është lexuar aktakuza me të cilat ngarkohen 15 të ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Të gjithë të pandehurit, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen nga Prokuroria e EULEX-it.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koçi ka kërkuar nga trupi gjykues që klienti i tij të lirohet për disa orë që ta bëjë betimin para Asamblesë Komunale të Skenderajt, pasi është rikonfirmuar kryetar i kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura me 3 nëntor.

Kryetari i trupit gjykues Dariusz Sielicki ka thënë se për çështje do të marrë vendim në ditët e ardhshme.Seanca fillestare e radhës vazhdon pas një muaji pas paraqitjes së provave nga pala mbrojtëse.

Top Channel