Vritet mësuesi amerikan në Libi

05/12/2013 15:45

Një mësues amerikan u qëllua për vdekje në qytetin libian të Bengazit, konfirmuan të enjten mediat ndërkombëtare.

Mësuesi me origjinë nga Teksasi jepte lëndën e kimisë në një shkollë ndërkombëtare të mjekësisë.

Viktima, i quajtur Ronnie Smith, u qëllua për vdekje ndërsa lëvizte në këmbë në një lagje në qendër të qytetit.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë akt, ndërsa ambasada amerikane nuk ka publikuar ende një deklaratë.

Në një sulm të ndodhur gjatë një revolte të dhunshme përpara konsullatës amerikane në Bengazi, gjatë 2012-s mbeti i vrarë ambasadori i SHBA-ve në Libi dhe tre punonjës të tjerë të ambasadës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA