Tajlandë, mbreti apel për unitet

05/12/2013 00:00

Mbreti i Tajlandës u ka bërë thirrje qytetarëve për unitet për të mirën e vendit, në një fjalim drejtuar kombit me rastin e ditëlindjes së tij.

Tajlanda shënon sot përvjetorin e 86 të mbretit të saj, në një moment armëpushimi pas ditësh të tëra protestash të dhunshme në Bangkok.

Duke folur nga pallati i tij në resortin bregdetar Hua Hin, mbreti tha se Tajlanda ka qenë një vend paqësor për shkak të unitetit të njerëzve të saj.

Protesta të dhunshme pati më herët gjatë javës mes policisë dhe qytetarëve, që kërkonin dorëheqjen e qeverisë aktuale.

Lëvizjet popullore nisën më 24 nëntor, me manifestuesit që ranë dakord të ndalonin sulmet ndaj ndërtesave qeveritare për celebrimin e ditëlindjes së mbretit. Por ata kanë paralajmëruar se do të rifillojnë menjëherë pas saj.

Ditën e enjte, mijëra persona ishin drejtuar për në qytetin Hua Hin, në afërsi të pallatit mbretëror, me shpresën për ta parë monarkun. Autobusë dhe trena të posaçëm ishin vënë në dispozicion të tyre nga Ministria e Transporteve.

Sipas traditës, mbreti i drejtohet me një fjalim kombit ditën e lindjes së tij. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë detyrën e tyrë dhe të mbështesin njëri-tjetrin për të mirën e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB