Spoti i fundit i Paul Walker

05/12/2013 17:30

Imazhe eksluzive të një fushate publicitare të realizuar prej Paul Walker për llogari të një marke mode u publikuan ditën e enjte.

“Colcci”, një markë braziliane veshjesh vendosi që të publikonte më herët një seri fotografish të aktorit hollivudian, realizuar për llogari të fushës “Dimër 2014”.

Në respekt për familjen, “Colcci” vendosi të tërheqë spotin, por publikoi disa imazhe të fundit të aktorit në shenjë respekti.

40-vjeçari, protagonist i pesë prej gjashtë episodeve të “Fast & Furious” ndërroi jetë në një aksident rrugor gjatë javës së shkuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA