SHBA, skandali i përgjimeve

05/12/2013 00:00

Skandali i përgjimeve telefonike shtohet edhe me një kapitull të ri pas dokumentave të reja të zbuluara nga Edward Snowden.

Sipas informacioneve të publikuara në “Washington Post”, 5 miliardë telefonata me celular përgjohen çdo ditë në të gjithë botën nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare në Amerikë, NSA.

Përmes këtyre të dhënave, agjentë amerikanë janë në gjendje të ndjekin lëvizjen e personave dhe të gjurmojnë të gjithë rrjetin e kontakteve të tyre.  

Falë një programi të quajtur “co-travellers”, bashkëudhëtarë, analizohen të dhenat e rreth 5 miliardë telefonatave që grumbullohen çdo dita nga NSA.

NSA ka informacion per vendodhjen e cdo celulari dhe nese eshte i identifikuar, te cdo personi, ne cilindo cep te botes.

Me te njejtin sistem mund te informohet edhe nese nje person qe konsiderohet i rrezikshem gjendet ne SHBA ose nëse synon të godasë objektiva ne vende te ndryshme te botes.

Sasia e madhe e te dhenave sipas “Washington Post” vendos para nje prove te rende edhe vete kapacitetet e NSA, per procesimin dhe analizimin e tyre.

Per kete arsye Agjencia per Sigurine Kombtare ka adoptuar nje sistem te ri per analizimin e te gjitha informacioneve te grumbulluara, ne menyre me te shpejte.

Nje funksionar i administrates amerikane qe ruan anonimitetit thote se NSA vazhdon te mbledhe nje numer te madh te dhenash qe tregojne pozicionin e celulareve te pergjuar.

Sipas dokumentave te zbuluara nga Snowden, ne veçanti mblidhen te dhenat nga dhjetera miliona amerikane qe çdo vit udhetojne jashte kufijve.

“Washington Post” thote se qeveria amerikane eshte ne gjendje te lokalizoje personat qe gjenden larg, edhe ne vende te mbrojtura nga pikepamja e privatesise, duke pergjuar levizjet e tyre dhe raportet me personat qe hyjne ne kontakt me ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB