PD: Qeveria gënjeu për borxhin

05/12/2013 00:00

Partia Demokratike akuzoi Qeverine se genjeu për borxhin ndaj biznesit.
Ridvan Bode tha se sipas Deloitte shuma për investimet publike të
papaguara është 240 milionë dollarë, aq sa Qeveria sipas tij rriti
borxhin.

“Kjo qeveri nuk çmon stabilitetin makroekonomik të vendit si një aset për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe këtu po bën gabimin më fatal për të nesërmen e ekonomisë shqiptare. Lehtësia me të cilën kjo Qeveri shtrin dorën për të marrë borxhe është e frikshme. Borxhimi i menjëhershëm pa asnjë lloj programi afatmesëm apo afatgjatë dhe në shifra të tilla të paimagjinueshme dhe shumë të mëdha për dimensione dhe mundësitë e ekonomisë sonë përbën një rrezik për të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesëm të vendit.Kjo qeveri pa program, pa ide dhe e papërgjegjshme vijon të mos deklarojë buxhetin e vitit 2014 duke krijuar premisa të reja pasigurie dhe veprimi kaotik edhe për vitin e ardhshëm.Një rritje e re taksash mbi biznesin që po deklarohet e rëndon më tej këtë situatë dhe rrit më tej rriskun dhe pasigurinë e rritjes së ekonomisë së vendit në vitet që vijnë”, tha Bode.

Top Channel