Video/ Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht
Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje për të vepruar për
riparimin e asaj që e përshkroi si një pabarazi të thellë ekonomike dhe
mungesë të mbështetjes sociale në SHBA.
Ai apeloi për një rritje të rrogës minimale dhe për ligje më të forta për përfitimet kolektive. Gjithashtu, kreu i shtetit theksoi se reforma e tij shëndetësore do të lehtësonte një pjesë të problemeve ekonomike për shumë familje amerikane.
Popullariteti i zotit Obama, sipas sondazheve të fundit, ka rënë në javët e fundit në minimum për shkak të punës së dobët në këtë drejtim.
Presidenti amerikan deklaroi se vendi kishte pranuar nivele më të larta pabarazie ekonomike se çdo vend tjetër i zhvilluar për shkak se, “amerikanët ishin të bindur se Amerika është vendi ku edhe pse lind pa pasur asgjë, me pak punë jetesa mund të përmirësohet”.
Por ai tha se rritja e pabarazisë së të ardhurave është shoqëruar në dekadat e fundit me një ulje të mundësive për mobilizim social.
Ai fajësoi shkurtimin e taksave për amerikanët e pasur, rënien e investimeve në shkolla dhe infrastrukturë, si dhe ligjet që kanë dobësuar sindikatat e punëtorëve, të influencuara nga ndryshimet e gjera strukturore në ekonominë globale.
“Kombinimi i trendeve të pabarazisë dhe rënia e mobilizimit përbëjnë një kërcënim jetik për Ëndrrën Amerikane, për mënyrën tonë të jetesës dhe për rolin tonë në mbarë globin”, tha Obama.
Top Channel