NSA, të dhëna mbi vendndodhjen e celularëve

05/12/2013 03:00

Raportet e fundit flasin për mbledhjen nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) të afro 5 miliardë përgjimeve në ditë, bazuar mbi vendndodhjen e telefonave celularë në mbarë botën.

Lajmi publikohet nga “Washington Post” dhe i referohet dokumenteve të informatorit Edward Snowden.

Gazeta bën të ditur se NSA mbledh në mënyrë të paqëllimshme të dhënat mbi vendndodhjen në Amerikë, së bashku me miliarda të dhëna të tjera, që ajo mbledh duke përgjuar kabllot e rrjeteve celulare në mbarë botën.

Programi është i detajuar në dokumentet e dhëna për “Washington Post” nga ish-analisti i sistemeve të NSA-së, Edward Snowden.

Këto të dhëna nënkuptojnë se NSA mund të ndjekë lëvizjet e pothuajse çdo telefoni në botë, përveç faktit që përgjon edhe kujt po i telefonon dikush.

Raporti thotë se NSA nuk synon qëllimisht të dhënat mbi vendndodhjen e amerikanëve, por kërkon “rastësisht” një sasi substanciale të informacionit mbi vendndodhjen e telefonave celularë vendas.

Një menaxher tha për gazetën se NSA ka marrë “sasira të mëdha” të të dhënave mbi vendndodhjen, duke përgjuar në kabllot që lidhin rrjetet globale të telefonisë mobile, që shërbejnë me telefona celurarë amerikanë ose të huaj.

Një zëdhënës i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare refuzoi të komentonte mbi këtë raport, ndërsa zyrtarë të NSA-së thanë se asnjë program i tyre nuk mbledh të dhëna mbi celularët brenda SHBA-ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA