MB: Më pak krime se një vit më parë

05/12/2013 00:00

Pas deklarimeve të deputetëve të opozitës në parlament se krimi në vend ka pësuar rritje ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për median Ministria e Punëve të Brendëshme.

Gjatë këtyre 2 muajve në vitin 2013, thuhet në deklaratë, janë evidentuar 18 vrasje, ndërkohë që në vitin 2012, për të njëjtin hark kohor janë evidentuar 23 vrasje.

Po kështë rënie kanë pësuar edhe krime të tjera kundër personi si vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë etj, me 11 krime më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Diskutimi deputetit Sali Berisha për cështjet e sigurisë në vend dhe përgjigjja e dhënë prej Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka prodhuar një tjetër debat, tashmë mes Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit i cili i ka nisur nëpërmjet postës elektronike një deklaratë ku thotë:

“Në kushtet kur zhvillohet ky debat me duket e tepërt  të them se ky minister jo vetëm është i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për shpifjen që përsëriti sot në parlament, por si një bandit me imunitet, sfidon cdo ditë shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin që rrjedh nga vendimi i gjykatës për gënjeshtrën e tij”.

Top Channel