Mark Wahlberg: Nuk flas me mamanë time

05/12/2013 00:00

Është më i suksesshmi nga 7 fëmijët, por nuk është i preferuari i mamasë. Kjo është situata ku ndodhet aktori Mark Wahlberg, i cili e ka zbuluar këtë gjë në një emision televiziv amerikan ku ishte i pranishëm për të promovuar filmin e tij më të fundit, ‘Lone Survivor’.

Kur drejtuesja e pyeti nëse ishte mamaja ajo që e kishte veshur bukur për televizion, 42-vjeçari tha: “Mamaja nuk më flet fare.”

Mark nuk pranoi ta sqaronte më tej këtë gjë, por dukej i lënduar.

Aktori hollivudian ka 4 vëllezër dhe 2 motra. Ai jeton në Los Angeles, shumë larg Bostonit ku jeton familja e tij.

Top Channel