Raporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë do të paraqesin në
shkurt një raport konfidencial, ku do të rekomandojnë heqjen ose jo të
monitorimit mbi Shqipërinë.

Kërkesa per heqjen e monitorimit u be pak ditë me pare nga kryetarja e delegacionit, Valentina Leskaj, por raporteret e bene te qarte se gjithçka do te varet nga rezultatet konkrete, ne permbushjen plotesisht nga Shqiperia te te gjitha standardeve nderkombetare, ne lidhje me demokracine, sundimin e ligjit dhe respektimin e te drejtave te njeriut.

“Shqiperia ka miratuar shume ligje e strategji per adresimin e çeshtjeve qe kane te bejne me detyrimet e saj per te drejtat e njeriut, demokracine dhe sundimin e ligjit, por shume nga ata qe kemi takuar pretendojne se zbatimi vazhdon te jete nje çeshtje shqetesuese. Rezultati konkret eshte ai qe ne fund te fundit do te kete peshen kryesore ne vleresimet tona”, tha Jonathan Evans.

Per raporteret e Keshillit te Europes nje rendesi te madhe ne vleresimin e tyre do te kete sjellja e Qeverise ndaj opozites.

“Kemi verejtur mirekuptimin qe ka shoqeria ndaj Qeverise se re. Shpresojme shume qe shumica ne pushtet ta shfrytezoje kete mundesi te veçante per te siguruar nje angazhim konstruktiv mes Qeverise dhe opozites per respektimin e angazhimeve te pranimit dhe detyrimeve te anëtaresimit te marra vullnetarisht nga Shqiperia ne kohen kur ajo u be anetare e Keshillit te Europes ne vitin 1995”, thanë raporterët.

Dhe se fundi, lufta ndaj korrupsionit, duke respektuar pavaresine e institucioneve, eshte nje sfide tjeter e rendesishme, qe Shqiperia te munde te perfitoje rekomandimin per heqjen e monitorimit nga Keshilli i Europes.

“Ne verejme me interes se Qeveria e re e ka bere luften kunder korrupsionit nje nga prioritetet e saj kryesore. Ne kete drejtim, jemi shume te interesuar te shohim marrjen e masave te qarta qe forcojne pavaresine e gjyqesorit dhe mbrojne gjyqtaret nga ndikimi politik”, thonë ata.

Raporteret e Keshillit te Europës u kujdesen te bejne dallimin mes rolit te tyre dhe Keshillit Europian, nje organizem tjeter qe merr vendimin per statusin kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Por duke thene kete, ata u kujdesen gjithashtu te  theksojne se “opinionet e tyre do te kene ndikim ne kete vendim”.

Top Channel