Forcat e sigurisë në Irak kanë sulmuar qendrën tregtare Jaëahir në Kirkuk, në një operacion të armatosur që synonte të vinte nën kontroll qendrën tregtare, të pushtuar nga një grup njerëzisht të armatosur.
AFP raporton se disa të armatosur, prej të cilëve nga ata që kishin veshur jelekë me minuar, sulmuan më herët qendrën, morën peng klientët e rastit dhe u ngjitën në çatinë e kompleksit 5-katësh, nga ku hapën zjarr mbi personelin e sigurisë, përpara se forcat irakiane të mund të merrnin në kontroll situatën.
Një prej luftuesve të armatosur u kap peng i gjallë gjatë së enjtes, ndërkohë që forcat e sigurisë arritën të vinin gjithçka në kotroll.
Autoritetet thanë se të paktën 2 prej personave me jelekë të minuar janë ende të lirë, ndërsa dhjetra viktima janë raportuar, edhe pse shifrat konkrete janë ende të paqarta për momentin.
Guvernatori lokal, Negm El Deen Omar, tha se policia po kërkon për pengmarrësit e mbetur. “E dinim se terroristët po planifikonin një sulm. I kam thënë forcave të sigurisë të mos mashtroheshin nga qetësia që kishte pushtuar Kirkuk-un gjatë muajve të fundit. Një situatë terroriste si kjo ishte e paevitueshme, pasi asgjë nuk mund të ndalë sulmet e tyre devijuese. Po punojmë së bashku për të hetuar situatën, ndërkohë që kemi shpëtuar të paktën 11 persona. Ata janë tashmë me familjet e tyre”.
Disa persona janë vrarë gjatë sulmit, thonë burimet, pasi njerëz të armatosur hynë në qendrën tregtare duke marrë disa njerëz peng. Pamjet e publikuara nga Kurdistan TV shfaqin të gjithë mësymjen.
Qendra tregtare u përfshi nga flakët. Një prej agresorëve shpërtheu eksplozivin që mbante brenda ndërtesës, thanë dëshmitarë.
“Ky është një sulm tepër i guximshëm, ka pasur një dhunë të vazhdueshme prej afro 10 orësh tashmë”, tha një burim për Al Jazeera-n, që nuk pranoi të identifikohej. “Kjo është një situatë e vështirë, disa burime lokale thonë se 25 persona kanë vdekur, ndërsa të tjerë thonë se numri i viktimave është edhe më i madh”.
Dhuna nisi më herët gjatë së mërkurës, kur selia qendrore e forcave të sigurisë në Kirkuk u sulmua, duke lënë të paktën 4 viktima.
Top Channel