Ylli i “Fast & Furious”, Paul Walker, mund t’i ketë mbijetuar fillimisht përplasjes së tmerrshme të makinës me të cilën udhëtonte, por ka ndërruar jetë vetëm pak çaste më vonë, për shkak të një sërë plagësh nga përplasja dhe zjarrit që përfshiu mjetin, sipas raportit të mjekut ligjor.
Raporti paraprake i publikuar nga zyra e mjekësisë ligjore të qarkut të Los Angeles, të mërkurën, listoi shkaqet e vdekjes së aktorit si “efekte të kombinuara të plagëve traumatike dhe termike”.
Autopsia rezultoi se Roger Rodas, i cili po ngiste Porsche-n e kuqe Carerra GT, pësoi “plagë të shumta traumatike”, por ende nuk është e qartë në raport, nëse ai ishte ende i gjallë kur makina u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes.
Duke qenë se ishin 2 mjekë të ndryshëm që bënë autopsi të ndara nga njëri-tjetri, diferenca në përshkrimin e dëmtimeve të tyre nuk do të thotë se vdekjet e tyre ishin dukshëm të ndryshme, tha shefi i ndihmës/mjekëve ligjore të qarkut të Los Angeles, Ed Winter, për CNN.
Nuk dihet ende se sa gjatë mund të kenë mbetur në jetë dy personat e aksidentuar pas përplasjes dhe gjatë shpërthimit të flakëve, tha Winter. Ky informacion mund të përfshihet në raportimet e plota të autopsisë, që priten të publikohen pas disa javësh, shtoi ai.
Top Channel