
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të dy
të tjerëve është regjistruar në orët e vona të së mërkurës në aksin
Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mirake ku 41-vjeçari Aimir Selala duke drejtuar mjetin e tij Furgon Benz me targa LA 9016 A, ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me kolonen e mbikalimit hekurudhor. Per pasoje drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjehershme, nderkohe qe jane plagosur shtetasit Vera Ahmetlliu 34 vjece, banuese ne fshatin Menkulas Devoll dhe djali i saj A.A, 8 vjec, te cilet udhetonin si pasagjere ne kete mjet. Te demtuarit jane derguar ne spitalin Ushtarak ne Tirane ku ndodhen ne gjendje te rende shendetesore.
Mbikalimi hekurudhor ne kete aks rrugor eshte bere shpesh here burim aksidentesh me pasoja te renda, kjo per faktin e mungeses se sinjalistikes qe te paralajmeroje pranine e tij. Edhe ne rastet e pranise se ndonje tabele, ajo ndodhet shume prane mbikalimit, cka sipas specialisteve te qarkullimit rrugor, e bent e pamundur marrjen e masave nga drejtuesit e mjeteve ne nje kohe kaq te shkurter.
Nga ana tjeter kolona, e cila ndodhet ne mes te aksit rrugor dhe ndan dy drejtimet e levizjes eshte e pajisur vetem me nje vije te holle fosforeshente qe tem und te sinjalizonte pranine e saj gjate nates, por edhe kjo vije eshte zene nga posterat elektorale, duke e bere te pamundur dallimin e saj. Edhe pse policia ende nuk ka bere publike shkaqet e aksidentit te rende, dyshohet se drejtuesi i mjetit e ka pasur te pamundur te evidentoje pranine e kolones ne rruge ne oret e von ate nates cka ka sjelle perplasjen e forte edhe per shkak te shpejtesise se levizjes.
Top Channel