Pas tërmetit të djeshëm me qindra banorë të komunave Zharrës, Kuman dhe
nga bashkia Roskovec dolën në rrugë duke bllokuar aksin nacional.
Dje ne mbremje ata te revoltuar bllokuan rrugen. Banoret akuzojne kompanine Bankers Petroleum se me operacionet e saj ne terren shkakton lekundjet e tokes. Ne presence te policise ata vendosen ne rruge goma automjetesh qe me pas edhe i dogjen. Pas protestes nje grup perfaqesues te perbere edhe nga keshilltare komunale kerkuan zgjidhjen e problemit te tyre deri te premten net e kundert do nisin nje greve urie.
Banoret e zonave ku u ndjene lekundjet tregojne edhe demet materiale qe u jane krijuar.
Nderkohe qe ne nje njoftim te Ministrisë së Energjisë per kete rast thuhet se te premten nis puna ne terren montimin e dy stacioneve sizmike te cilet do monitorojne aktivitetin sizmik ne zonen naftembajtese. Sipas Ministrise jane keto stacione qe do vertetojne nese lekundjet shkaktohen nga operacionet e kompanise Bankers Petroleum qe operon ne Patos Marinze.
Top Channel