“U zhdukën 4.3 mln deklarata fiskale”

04/12/2013 00:00

Deputeti demokrat Sali Berisha, së bashku me ish-drejtorin e departamentit të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar dy këshilltarë të qeverisë Rama se kanë zhdukur  4.3 milionë deklarata nga sistemi.

Sipas zotit Berisha, ky është një akt policesk dhe kriminal, për të cëlin ai do t’i kërkojë grupit parlamentar të PD inicimin e një hetimi parlamentar.

“Zyrtarë, në dhunim flagrant të çdo ligji të vendit, kanë shtrirë dorën e tyre të zezë mbi të dhënat, mbi deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve dhe kanë zhdukur në drejtim të panjohur jo më pak se 4.3 milionë deklarata. Të dhënat janë rrëmbyer në mënyrën më antiligjore”, deklaroi Berisha.

Top Channel