Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadën në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Të paktën 18 persona mbetën të vrarë, kur një raketë goditi një bastion të ushtrisë së rregullt siriane në qytetin e Alepos.
Kryeqendra ekonomike e Sirisë dhe përpara luftës edhe qyteti më i banuar i vendit, Alepo është shndërruar prej kohësh në vatrën më të nxehtë të ftontit të luftimeve.
Ndërkohë, ndërsa muaji Janar do të sjellë nisjen e punimeve të Konferencës së Paqes në Gjenevë, arritja e një marrëveshje mes palëve parashikohet që të jetë tepër e vështirë.
Ministri sirian i Informacionit theksoi gjatë së mërkurës se presidenti Bashar al-Assad do të jetë kryesues i çdo qeverie të përkoheshme, nëse një e tillë do të vendoset të formohet gjatë këtyre bisedimeve.
Nga ana e tyre, kryengritësit kanë vendosur si kusht kryesor të bisedimeve dorëheqjen e Assadit.
Lufta civile që ka përfshirë Sirinë që prej Marsit 2011 i ka kushtuar jetën të paktën 120 mijë personave, ndërsa 40% e popullsisë vlerësohet e shpërngulur jashtë apo brenda vendit.
Top Channel