Mazhoranca dhe opozita mbajtën qëndrime të kundërta për Paketën
Antikorrupsion, që ka në thelb trajtimin e korrupsionit njësoj si krimi i
organizuar dhe si i tillë ai duhet te hetohet dhe gjykohet nga
Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.

Megjithese shprehu vullnetin e saj per te kontribuar ne luften kunder korrupsionit, opozita i kerkoi Qeverise te terhiqet nga keto nisma derisa t’i sjellë ato sipas standardeve që kërkojnë partnerët ndërkombetarë të OSBE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Mazhoranca thote se ka vend per permiresim ne draftet e Qeverise, por i qëndron idesë bazë se Prokuroria e Krimeve të Rënda mund ta hetojë korrupsionin më mirë sesa njësitë të përbashkëta hetimore, të cilat permenden nga ekspertet amerikane dhe nga opozita si njesi te specializuara antikorrupsion.

“Të zhbësh këto arritje nuk është naivitet i Qeverisë. Kjo bie ere qellimkeqe nga ana e Qeverise, synim per te penguar luften nepermjet demagogjise. Ashtu si e thone dhe partnerët tanë ndërkombëtarë perbejne nje hap prapa ne luften ndaj korrupsionit. OPDAT dhe OSBE e thone fare qarte Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është Gjykata e duhur, ajo e specializuara per gjykimin e veprave korruptive. Po ashtu edhe Prokuroria”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

“Nuk mund te themi qe nje gjykate me nje gjyqtar te vetem ofron garanci me te medha gjykimi se nje gjykatë qe gjykon me nje trup gjykues qe perbehet nga 5 gjyqtarë. Eshte shumë e thjeshtë te korruptosh nje njeri vetem, sesa te korruptosh pese njerez. Ja pse Gjykata e Krimeve te Renda shfaqet si nje gjykate me garante, si një gjykatë qe do te na siguroje nje gjykim më cilesor dhe më efektiv. Ne kete kemi nevoje. Ne kemi nevoje qe korrupsionin ta perballim me njerez qe nuk perkulen”, tha deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

“Ne jemi ne fazen e Italise se viteve te Tangentopolit, jemi edhe ne ate periudhe kur pas 11 shtatorit SHBA-të morën masa të ashpra per te luftuar terrorizmin dhe keshtu qe ne na duhet te marrim masa te ashpra”, tha deputeti Spartak Braho.

Diskutimet per miratimin ne parim te dy projektligjeve te qeverise nuk zgjaten shume, pasi opozita u largua papritur ne mes te debatit. Demokratet, te cilet u nisen drejt Durresit, thane se po largoheshin ne shenje proteste per mungesen e sigurise publike te femijeve ne shkolla Mungesa e opozites nuk e pengoi mazhorancen te vazhdonte me projektin e saj te luftes antikorupsion

“Nje qendrim ekstremisht jokonstruktiv i kolegëve të opozites, te cileve me shume sesa fokusi ne kete beteje te rendesishme për qytetarët shqiptare, eshte duke iu interesuar mbrojtja e te mirave materiale qe kane rrjedhur per shkak te korrupsionit galopant ne keto  8 vite”, tha Fatmir Xhafaj.
 
Debati per paketen antikorrupsion te Qeverise do te rinise javen e ardhshme me seanca degjimore me insitucionet kushtetuese dhe ekspertet vendas e nderkombetare.

EURALIUS, pro paketës ligjore
Misioni i BE: Por duhet të bëhen disa ndryshime dhe saktësime

Eksperti i Bashkimit Europian për reformën në drejtësi, Joakim Urias, që pritet të drejtojë misionin e ri EURALIUS, ka përkrahur paketën anti-korrupsion të qeverisë.

Megjithëse vëren mangësi të theksuara për ta bërë sa më efektive këtë paktë, eksperti nuk mendon si amerikanët e OPDAT-it dhe ekspertët e OSBE-së, se drafti nuk përmirëson luftën kundër korrupsionit.

Eksperti europian vëren se qëllimi i reformës është shumë pozitiv në luftën kundër korrupsionit, por zbatimi i tij do të varet nga reforma të tjera plotësuese, nga rritja dhe trajnimi i burimeve njerëzore për Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Duke mbështetur idenë që korrupsioni të hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda, eksperti i EURALIUS-it sugjeron disa rregullime ligjore, që kanë lidhje direkte me Njësitë e Përbashkëta Hetimore, si njësi të specializuara për krimin e korrupsionit.

Eksperti europian sugjeron 4 ndërhyrje emergjente, me qëllim: çlirimin e Gjykatës së Krimeve të rënda nga detyrimi për të gjykuar raste të korrupsiont në nivel të ulët; qartësimin e mënyrës se si do të bëhet harmonizimi mes njësive ekzistuese hetimore dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda; trajnimin e këtyre prokurorëve për teknikat e hetimit të korrupsionit; si dhe rritjen e numrit të prokurorëve dhe gjykatësve të Krimeve të Rënda, duke garantuar cilësinë aktuale të vendimmarrjes në këtë pjesë të sistemit të drejtësisë. 

Top Channel