Francë, problemet shëndetësore të Hollande

04/12/2013 15:15

Presidenti i Francës, Francois Hollande, bëri publik një trajtim të cilit i është nënshtruar pas zbulimit të një mase beninje në prostat, vetëm një vit përpara se të zgjidhej në pozicionit e kryetarit të shtetit.

59-vjeçari qëndroi disa ditë në spital në Shkurt 2011 dhe pas ndërhyrjes së parë, mjekët nuk panë të nevojshëm asnjë mjekim shtesë.

Problemet e prostatit janë të shpeshta midis meshkujve mbi moshën 50-vjeçare.

Gjendja shëndetësore e presidentit monitorohet me vëmendje në Francë, pasi disa presidentë në të shkuarën kanë arritur të fshehin sëmundje të rënda ndërsa mbanin pushtetin.

Ish-presidenti George Pompidou ndërroi jetë në vitin 1974 ndërsa ishte ende në detyrë, pasi fshehu deri në fund faktin se vuante nga kancer.

Ish-presidenti Mitterrand gjithashtu fshehu faktin se vuante nga një tumor për vite me radhë, ashtu si Jacques Chirac, i cili mbajti të fshehtë infarktin e pësuar në vitin 2005.

Një burim pranë Hollande tha për Radio “Europe 1” se “informimi i publikut për problemet shëndetësore që ka vuajtur presidenti do të kishte qenë një vetvrasje politike, në prag të fushatës elektorale”.

Hollande mposhti në zgjedhje ish-presidentin Nicolas Sarkozy, në zgjedhjet e zhvilluara në Maj 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA