Një gjeneral në pension, i cili mbrojti përdorimin e torturës nga forcat franceze gjatë luftës algjeriane për pavarësi ndërroi jetë gjatë ditës së mërkurë.
95-vjeçari Paul Aussaresses ishte drejtuesi i parë i lartë ushtarak që pranoi përdorimin e torturës tek të burgosurit algjerianë të luftës, në një libër të publikuar në vitin 2001 dhe që ngjalli një debat të madh publik.
Në vitin 2002, një gjykatë e dënoi gjeneralin për pikëpamjet e tij në mbrojtje të torturës.
Si rrjedhojë, Aussaresses iu hoq medalja e Legjionit të Nderit, urdhëri më i lartë i nderit në Francë.
Gjenerali nuk është penduar kurrë për përdorimin e torturës. Sipas tij, “ajo bëhet e ligjshme kur situata e kërkon”.
“Ai u tregua i ndershëm. Pranoi se algjerianët torturoheshin, por nuk shkoi deri në fund të rrugës. Gjenerali duhet të kishte kërkuar falje”, deklaroi për “Agence France Presse” një ish-anëtare e Frontit Kombëtar të Çlirimit në Algjeri, Louisette Ighilahriz.
Top Channel