Elvis Pupa rikthehet me “stand-up”

04/12/2013 00:00

Pas “stand-up”-it të parë vitin e kaluar që korri shumë sukses në mbarë vendin, Elvis Pupa tashmë kthehet para publikut shqiptar për të folur për femrat në Klubin e Komedisë.

“1 orë e 15 minuta publiku do të jetë përballë meje, me një pije në tavolinë dhe shumë rehat. Premiera të dielën doli më mirë nga sa e prisja. Kishte shumë miq dhe kolegë të mi. Tani jam gati për të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 19:00”, tha Pupa në studion e “Pasdite në Top Channel”.

“Tregoj histori të krijuara nga unë me tematika të ndryshme, por në thelb është marrëdhënia mashkull-femër. Frymëzohem nga eksperienca personale, nga histori të dëgjuara dhe trilloj pak edhe vetë”, shpjegoi ish-aktori i Portokallisë.

Aktori që jeton në SHBA premtoi se do të jetë shumë aktiv gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri: “Do të qëndroj 1 muaj në Tiranë dhe do të jem shumë aktiv në skenë gjatë kësaj kohe.”

Top Channel