" /> ">

E bija: Mandela në shtratin e vdekjes

04/12/2013 16:15

Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është duke luftuar për jetën nga “shtratii i vdekjes”, deklaroi e bija Makaziwe Mandela.

Sipas saj, “pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, babai i të gjithëve ne ndodhet akoma mes nesh, i fortë dhe kurajoz”.

Deklaratat e vajzës u bënë në televizionin kombëtar “SABC”.

“Edhe në shtratin e tij të vdekjes, Nelson vazhdon të na edukojë me mësime të reja, mësime mbi durimin, mbi dashurinë, leksione mbi tolerancën”, shtoi Makaziwe.

95-vjeçari, i shndërrua në një simbol të luftës për të drejta të barabarta pasi u burgos për 27 vjet nga regjimi i epërisësë së bardhë që drejtonte më parë Afrikën e Jugut.

Ai u lirua nga spitali në Shtator, pasi kaloi si i shtruar tre muaj në gjendje të rëndë.

Mandela vuan prej disa kohësh nga probleme të rënduara në frymëmarrje dhe shëndeti i tij duket se është përkeqësuar përsëri.

Për rolin e luajtur në luftën kundër racizmit, Mandela u nderua me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993. Ai drejtoi Afrikën e Jugut si president i saj midis viteve 1994-99.

Top Channel