Vdekja tragjike e Paul Walker, protagonistit të pesë prej gjashtë episodeve të “Fast & Furious” ditën e shtunë, mund të mos e pengojë të ndjerin që të marrë pjesë në serinë e shtatë të filmit.
Paul dhe protagonistët e tjerë pritet të riktheheshin brenda kësaj jave në xhirime për të nisur filmimet e pjesës së shtatë.
Megjithatë, aktori nuk ia doli të ishte proganist i një serie më shumë, pasi jeta e tij u ndërpre në moshën 40-vjeçare në një aksident rrugor, në të cilin mbeti viktimë edhe një mik i afërt që po drejtonte automjetin.
Pavarësisht kësaj, studiot “Universal”, të cilat kanë në pronësi xhirimet e filmit, po planifikojnë që të bëjnë të mundur përfshirjen në disa sekuenca të Walker në serinë e shtatë ose të paktën përfshirjen e tij në skenar.
“Hollywood Reporter” zbuloi se regjizori dhe producenti James Wan mbajti një video-konferencë me prodhuesit e tjerë të filmit dhe i kërkoi “riformulimin e skenarit, për të bërë të mundur përfshirjen e Walker në një mënyrë të respektueshme pas vdekjes së tij”.
Top Channel