Prishtina dhe Beogradi janë ulur sërish në tryezën e negociatave në
Bruksel, për të diskutuar mbi të ardhmen e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Sipas një komunikate për shtyp nga qeveria e Kosovës, takimet ndërmjet grupeve të punuës të të dy delegacioneve kanë filluar paraditen e së martës. Sipas burimit, në axhendë, përveç bashkësisë së komunave serbe është edhe zbatimi i marrëveshjes për doganat.

Delegacionin e Prishtinës edhe këtë herë e përfaqëson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Kryeministri Hashim Thaçi, i cili është takuar rregullisht me homologun Ivica Daçiç, këtë herë ka qëndruar në Prishtinë. Nga ana tjetër, edhe Beogradi zyrtar përfaqësohet nga një delegacion në nivel më të ulët se ai i kreut të qeverisë.

Top Channel