Prokuroria e Tiranës ka rinisur hetimet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit më 21 janar 2011.

Megjithëse nuk dihet se përse këto hetime po zhvillohen gati tre vjet me vonese, pavarësisht pretendimeve të herëpashershme, mësohet jo zyrtarisht se është caktuar një grup prokurorësh, që pasi kanë administruar kallëzimet e mbi 130 qytetarëve që ishin pjesëmarres në protestë, po pyeten intesivisht oficerë policie që ndodheshin në detyrë përgjatë kësaj demonstrate që u mbyll me katër të vrarë.

Pyetjes se Top Channel, se perse hetimet jane kaq te vonuara, burimet ju pergjigjen per shkak te fluskit te hetimit ne kete dosje. “Ne kemi dyshime, – shtuan disa prokurore te çështjes, – se dhuna eshte ushtruar nga oficere pa uniforme ne tejkalim te detyres se efektiveve te policise”.

Ne fakt pas demonstrates tragjike te 21 janarit, ne ate kohe ne Shqiperi kete shqetesim e ngriti edhe Komiteti i Parandalimit te Tortures ne Keshillin e Europës, pasi mori ne pyetje nje numer te madh te ndaluarisht apo te shoqeruarish ne te gjitha komisariatet e Tiranes. Ne raport u tha ne ate kohe se perveç dhunes ne proteste, personat e ndaluar raportuan se ishin detyruar te kalonin permes rreshtave te policise ne komisariate teksa rriheshin e me pas peshtyheshin edhe kjo e fundit e konsideruar nje menyre dhune me qellim degradimin e qytetarëve.

Por ndersa ne ate kohe ne raport u rekomandua ngritja e nje grupi te posaçem qe te hetoje dhunen e pretenduar dhe menyren se si u shoqeruan, trajtuan e derguan ne gjykate keta qytetare, ne ate kohe nuk pati asnje reagim nga institucionet.

Nuk dihet ende nese Prokuroria do te verifikoje edhe qendrimin e perfaqesuesve te vet ne gjykatë, ne momentin qe prokuroret por edhe gjyqtaret gjate masave te sigurise jane vene ne dijeni nga te demtuarit se ishin keqtrajtuar nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA